FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendi i tretë në Botërorin e SHBA, Qerimajn: Sukses

Federata Botërore e Peshëngritjes zyrtarizon vendin e tretë të Erkand Qerimajt në Botërorin e zhvilluar në Anaheim të ShBA-së në dhjetor të vitit 2017-të.

Peshëngritësi shkodran e mbylli në vend të katërt në stilin e shkëputjes garën me 155 kg por një muaj pas kompeticionit sportisti i vendit të tretë rumuni Dumitru Kaptari rezultoi pozitiv me doping dhe medalja i kaloi Qerimajt.

“Zyrtarizohet marrja e medaljes së bronzit në Kampioantin Botëror që u zhvillua në Anaheim në SHBA. Sukses i madh personal i imi trajnerit Zef Kovaci dhe sportit shqiptar. Tashmë medaljeve të mia i shtohet edhe ajo e vendit të tretë në botë”,-shkruan Qerimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse vendi i tretë në botë, ai nuk përfiton shpërblim nga shteti shqiptar, pasi mori medalje në stilin e shkëputjes, ndërsa për të marrë shpërblim duhet medalje në dygarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?