Venger: Largimin nuk e zgjodha unë, kam vlerësim të lartë për …

Arsen Venger ka folur për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni. Strategu francez vendosi të komunikojë lamtumirën e tij nga topçinjtë e Londrës pas plot 22 viteve.

“Koha e largimit nga Arsenali nuk ishte një vendim i marrë nga unë. Nuk e di se çfarë do të bëj, por do të vazhdoj të punoj, kjo është e sigurt. Krenaria ime gjithmonë ka qenë të jap më të mirën në vendin ku jam i punësuar, deri në ditën e fundit të kontratës. Bëj punën time, mbaj rutinën time dhe përqendrohem në atë që duhet të bëj çdo ditë. Do të jetë surreale për mua kur nuk do të punoj”.

Më pas Venger ka folur edhe për pasuesit e mundshëm të tij, i cili sipas mediave britanike mund të jetë Luis Enrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam një vlerësim të lartë për të, por unë nuk dua të ndikoj në caktimin e trajnerit të ardhshëm. Sigurisht, kam një mendim mjaft pozitiv për Luis Enrike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?