Venger largohet zyrtarisht nga Arsenali pas 22 vitesh

Arsen Venger do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni, pas 22 viteve në krye të “Gunners”. Strategu francez ka zyrtarizuar vendimin e tij, ndërkohë që kontrata e tij I përfundonte në vitin 2019.

Arsenal mban vendin e 6-të në Premier League, por është në gjysmëfinale të Europa League. Në Angli, Venger ka fituar 3 kampionate, 7 Kupa të Anglisë. Ai zbarkoi në Angli më 1 tetor 1996, dhe është trajneri me më shumë prezenca në një klub, 823 ndeshje ka drejtuar ekipin anglez.

Në 2 vitet e fundit, Venger është kontestuar ashpër nga tifozët e topçinjve të cilët kanë kërkuar largimin e tij me ngulm pasi janë të pakënaqur me ecurinë e skuadrës. Vendin e tij pritet që ta zërë ish-trajneri i Dortmundit, Tomas Tukel. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?