FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Venger merr një ofertë të pabesueshme nga Kina

Arsen Venger ka marrë një super ofertë nga Kina që mund ta bëjë trajnerin më të paguar në botë. Sipas “Mirror Sport”, francezi ka marrë një ofertë të pabesueshme nga një klub kinez, që do jetë më e madhe se paga prej 24 milionë stërlinash e Marçelo Lippit, me italianin që aktualisht qëndron në krye të listës së më të paguarve në botën e futbollit.

Venger në fakt preferon të punojë në Spanjë ose Francë, duke zbritur çdo ditë në fushë për një projekt ambicioz. Qëndron e hapur hipoteza që të marrë një rol të rëndësishëm drejtues te PSG, për të bërë urën lidhëse mes trajnerit të ardhshëm Tomas Tuçel dhe presidencës parisiene. Mbetet të shohim se cila do të jetë zgjedhja e strategut francez.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?