Verstappen “thumbon” Hamilton: Më quajte “kokëderr”, sepse jam i ri

“Lufta” mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton sapo ka nisur.

Pasi britaniku e quajti pilotin hollandez “kokë derr”, piloti i Red Bull ka “thumbuar” homologun e tij tek Mercedes, duke deklaruar se e ka akuzuar atë pasi ai është ende i ri dhe mendon se do të më bëj që të heq dorë nga ashpërsia në pistë.

“Përse? Sepse është e thjeshtë dhe e lehtë që të fajësosh një shofer më të ri. Kjo është mënyra e vetme se si unë shoh këtë. Kjo është garë, ndonjëherë funksionon, e ndonjëherë nuk funksionon. Vitin e kaluar në Meksikë funksionoi, kurse këtë herë jo. Unë nuk do të ndryshoj. Nuk bëra asgjë të keqe. U përpoqa që të parakaloja një makinë dhe e kërkova këtë.”-tha Verstappen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e pilotit të Red Bull u bë ndërsa ai bashkë me rivalin e Mercedes mbërritën në Kinë, ku do të përgatiten për Çmimin e Madh të Kinës, që zhvillohet këtë fundjavë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?