FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vidal e thotë hapur: Dua të fitoj tre Champions League me Barcelonën

Arturo Vidal është prezantuar dhe ka folur si lojtar i Barcelonës. Mesfushori nga Kili dha përshtypjet e tij të para pas transferimit nga Bayerni te Barcelona, duke treguar se ka synime të qarta në aventurën e re në La Liga.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam në këtë klub. Barcelona është ekipi më i mirë në botë, ku më të mirët janë. Unë vij i uritur, duke dashur të fitoj gjithçka. Vij me energjitë më të mira dhe jam gati të vë zemrën në fushë në çdo lojë.

Ka shumë lojtarë të mëdhenj këtu. Konfrontimi me Messin është gjithmonë diçka e mirë, sepse është më i miri ndonjëherë. Këtu janë më të mirë në botë dhe do të përpiqem për të qenë në një ritëm me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse zgjodha Barcelonën? Kjo nuk është përgjegjësia ime. Kur agjenti im më tregoi për mundësinë, nuk hezitova për një të dytë. Si mund të mos dua të luaj në ekipin më të mirë në botë. Shpresoj se ky është viti im, për të fituar gjithçka me Barcelonën. Uroj të fitoj tre Champions në tri vitet që kam kontratë me këtë skuadër”, deklaroi Vidal.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?