FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vidal i përgjigjet Chiellinit: Nuk mund të zbulohen gjërat private, por u sqaruam!

Autobiografia e Giorgio Chiellini vazhdon të shkaktojë polemika. Këtë herë është radha e Arturo Vidal, të cilit kapiteni i Juventusit e kishte përshkruar si problematik me alkoolin.

Mesfushori i Barcelonës, i cili mund të ishte rikthyer te bardhezinjtë në janar, përmes një Instagrami të drejtpërdrejtë u shpreh: “Nuk ishte diçka që nuk mund ta bëja, përderisa më lejohej të dilja nga klubi. Unë jam qenie njerëzore si gjithë të tjerët dhe, kur kam gabuar, kam paguar dhe jam ngritur. Njerëzit u përqendruan në gjërat më të këqija, që tha Chiellini.

Nuk më duket e drejtë të zbulojmë gjërat private, por ai, gjithashtu, tha se isha kampion. Ne u qartësuam. Chiellini më telefonoi dhe u shpjegua”, deklaroi Vidal. Balotelli dhe Felipe Melo ndërkohë reaguan më ashpër ndaj mbrojtësi italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?