FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vidal lë me “gisht në gojë” Interin, niset drejt Barcelonës

Arturo Vidal mund të quhet futbollisti më i ri i Barcelonës. Sipas gazetës katalanase, “Sport”, kiliani tashmë ka lënë qendrën stërvitore në Bavari, për të filluar aventurën e re me atë blaugrana. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare prej 9 milionë eurosh në vit. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, dhe transferimi do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Për ish-juventinin, blaugranët do të paguajnë 20 milionë euro.

Vidal është blerja e katërt e Barcelonës pas Arthur, Lenglet dhe Malcolm. Mesfushori ishte shumë pranë një rikthimi në Seria A tek Interi, por zikaltërit u parakaluan nga katalanasit që mbyllën shumë shpejt transferimin, ashtu siç bën edhe me Malcolm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?