VIDEO/ Hyka në garë për dy çmime në Amerikë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, ka spikatur për disa muaj të kaluar në një kampionat pak të njohur në Evropë.

Jahmir Hyka, i cili u transferua te skuadra amerikane e San Jose Earthquakes në fillim të vitit, ka lënë një gjurmë të madhe te skuadra kaliforniane por edhe në kampionatin amerikan. Mesfushori i kombëtares është përzgjedhur në listën e lojtarëve kandidatë për “Golin e Vitit 2017”, por edhe në listën e çmimit “MLS Fair Play Award”.

Përsa i përket çmimit Fair Play, ai është në garë me Damarcus Beasley të Houston Dynamo dhe Dave Romney të LA Galaxy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalistët janë përzgjedhur nga MLS në bazë të kritereve objektive si faullet e shkaktuar, kartonët e marrë dhe minutat e luajtura gjatë këtij viti. Një peshë të madhe në vendim do të ketë edhe sjellja e tre lojtarëve në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hyka është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet zyrtare të sezonit të rregullt me 1871 minuta ku numëron vetëm 6 faulle. Asnjëherë gjatë këtij sezoni, mesfushori shqiptar nuk ka shkaktuar më shumë se një faull për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë vitit nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë apo të kuq.

Fituesi do të shpallet në datën 7 nëntor në një ceremoni të veçantë. Sa i përket kategorisë së “Golit të Vitit”, bëhet fjalë për realizimin e 20 majit kundër Dallasit. Votimi do të jetë i hapur deri në datën 14 nëntor. Hyka e mbylli sezonin aktual me 3 gola dhe 5 asiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?