Video/ Kaloi në 1/16-at e FIBA-s, reperi kosovar dedikim ekipit të Prishtinës: Ditë që nuk do harrohet!

Sigal Prishtina shkruajti historinë mbrëmjen e djeshme, ku siguroi një biletë për në raundin e 1/16-ave të Kupës së Europës të FIBA-s. Skuadra kampione e Superligës së Basketbollit në Kosovë mposhti 82-78 turqit e Pinar Karsiyakas.

Një fitore që është festuar deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin kosovar.Pjesë e kësaj feste ka qënë edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, zëvendës kryetar i ekipit.

Në një status në “Instagram”, Vula ndau me ndjekësit e tij emocionet e kësaj ngjarjeje, teksa i uroi suksese ekipit të tij të zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia u bë. U kualifikuam. Lojë e fuqishme, plot emocione dhe dashuri për këtë fushë, për fushën e Prishtinës. Krenar jam me ekipin për lojën që tregoi me krejt zemër në parket. Një meritë e veçantë për lojtarin e gjashtë në fushë, publikun/plisat për atmosferën. Një prej atyre ditëve që nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC “, ka shkruar Ledri në “Instagram”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?