Video/ Monaco për turp, e mposht dhe Dijoni
Shkarkimi i Thierry Henry nuk i ka mjaftuar Monacos për tu kthyer te fitorja. Skuada nga Principata është mposhtur 2-0 nga Dijon, duke regjistruar humbjen e 13-të në këtë sezon.
Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar të zotëve të shtëpisë për të marrë 3 pikët dhe për tu larguar përkohësisht nga zona e ftohtë. Kwon Chang Hoon kaloi në avantazh vendasit, ndërsa rrjeta e Sliti vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0.
Pas kësaj fitoreje Dijon u ngjit në vendin e 16-të me 20 pikë, ndërsa Monaco pozicionohet 3 vende më poshtë me 5 pikë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

