VIDEO/ Si sot para 13 viteve, shikoni golin e parë të Messi-t të realizuar me Barcelonën
Si sot 13 vite më parë, ekzaktësisht më 1 maj të 2005, Lionel Messi ka realizuar golin e parë me Barcelonën në karrierën e tij.
Askush nuk do ta imagjinonte që një djalosh nga Rozario pas kaq kohësh do të bëhej 1 nga më të mirët e historisë, duka kaluar shifrën e 550 golave kur i kanë mbetur ende edhe disa vite të mira me katalanasit.
Por kundër kujt e ka realizuar Messi golin e parë?
Ndodhi kundër Alabacete në kampionat, në fitoren 2-0 në “Cam Nou”. Për t’u evidentuar është fakti se asistin për këtë gol yllit argjentinas ia ka dhënë një legjendë si Ronaldinho.
KOHA JONË SONDAZH

