FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Yjet e PSG-së bien në ‘kurth’ për ‘Halloween’

Ethet e festës së “Halloween”-it kanë mbërritur edhe në kryeqytetin francez, me destinacion ekipin e Paris Saint Germain. Klubi francez gjeti një mënyrë për të uruar futbollistët e tij për këtë festë, nëpërmjet një “Zombie”.

Një prej anëtarëve të klubit u maskua si personazhi kryesor i festës, që ndryshe quhet edhe si “Dita e të vdekurve”, duke u shfaqur në mënyrë të papritur gjatë xhirimeve të një videoje të veçantë të futbollistëve.

Marco Verrati, Angel Di Maria, Julian Draxler, Kylian Mbappe, apo edhe mbrojtësja Laure Boulleot ishin disa prej viktimave të kësaj shakaje të organizuar nga klubi transalpin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimet ishin të ndryshme, e jo të gjithë ranë pre e kësaj shakaje, përveç Boulleot dhe Mbappe, të cilët ishin ata që u trembën më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?