Vizioni i se ardhmes
Teksa plakemi, sytë tani humbin aftësinë për tu fokusuar shpejt në objekte të afërta dhe të largëta. Presbyopia është një problem i zakonshëm që vjen me plakjen, por shkaqet e saj nuk janë kuptuar ende plotësisht. Ka prova se lentet kristaline brenda syrit humbin elasticitetin e tyre dhe rrjedhimisht edhe aftësinë për fokusim në distancë.
Cështja e Maria Jesus Blanco Montes është tipike. ‘Pas moshës 40 vjecare, a diku afër, shikimi im i afërt filloi të bëhej më i dobët,’ thotë ajo. ‘unë do të preferoja të mos përdorja syze për të lexuar, kështu që kjo ishte arsyeja se pse erdha në spital për të kërkuar për një zgjidhje ndaj problemit.’
Kirurget e syve mund të zëvendësojnë lenten me kristalinën e ngurtësuar me një implant artificial, sic është lentja multifocale e cila lejon marrësin të shohë objektet afër dhe larg qartësisht. Kjo shpesh herë bëhet në një kirurgji katarakti, por lentet multifokale nuk janë perfekte.
KOHA JONË SONDAZH

