Vllaznia dhe Partizani bëjnë paqe në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Nuk ka fitues në duelin mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e tretë në Superiore. Dueli i luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, u mbyll në barazim pa gola.

Vlen të përmendet se të kuqtë luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 14-të, pasi Maguette u ndëshkua me të kuq. Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, Partizani dominoi pjesën e parë, duke krijuar raste të pastra shënimi.

Në pjesën e dytë Qarri dhe Hoxha, ia dolën të mbajnë të pastër kuadratin e tyre, me disa pritje spektakolare. Me këtë barazim, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt me 5 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e pestë me 4 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Vllaznia-Partizani 0-0 (Rastet e ndeshjes)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?