Vllaznia e femrave sfidon nesër Juventusin në Champions, 50 mijë euro premio për kualifikim

Vllaznia e futbollit të femrave, që pothuajse çdo vit bën krenar futbollin shqiptar në Europë, do të luajë nesër në orën 19:00 ndeshjen e parë në Champions League kundër Juventusit që vlen për t’u kualifikuar në grupe.

Vajzat shkodrane i pret një kundërshtar që në 5 vitet e fundit është shpallur kampione e Seria A, por gjithsesi ata nuk kanë aspak frikë dhe për më tepër janë optimiste për fitoren.

Në rast kualifikimi për Vllazninë e femrave është premtuar një premio më shumë se 30 mijë euro nga presidenti Matija, ndërsa edhe presidenti i futbollit të meshkujve Alban Xhaferri ka thënë se do të japë 20 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është viti i dytë radhazi që Vllaznia shkon në këtë fazë të Champions League dhe pretendon të futet në grupe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?