Vllaznia fiton me përmbysje ndaj Partizanit (VIDEO)

Vllaznia ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 kundër Partizanit super duelin e javës së 16-të në Abissnet Superiore. Skuadra shkodrane ishte më dominuese në 45-minutat e para, por nuk do të arrinin që të gjenin rrugën e rrjetës.

Partizani ndërkohë e nisi më mirë pjesën e dytë duke zhbllokuar shifrat me Gueye në minutën e 62-të. Vllaznia reagoi mjaft mirë duke barazuar shifrat në minutën e 77-të me një gol të bukur të shënuar nga Jonuzi.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Coba përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Partizanit për të realizuar dhe golin e dytë. Vllaznia me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, ndërkohë që Partizani mbetet në krye me 29 pikë, 1 më shumë se Tirana. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?