FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia hap dyert e stadiumit për tifozët për ndeshjen ndaj Kamzës

Kërkesa e tifozëve shkodranë për të hapur dyert e stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Kamzës është miratuar. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit që vazhdon ta administrojë këtë impiant sportiv, për të hapur pjesën më të madhe të dyerve të tij në mënyrë që tifozët të hyjnë pa bileta.

Klubi shkodran pak minuta më parë, përmes faqes së tij zyrtare se do hapet tribuna përkarshi, ajo që në gjuhën tradicionale të tifozeve konsiderohet “20-shja”.

Nëse do të jetë e nevojshme do të hapen edhe “10-shet” ndërkohë që vetëm tribuna qendrore do të jetë me pagesë. ja njoftimi i plotë i klubit Vllaznia:

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIM

Swiss Digital Mobile Reklama

KF Vllaznia ju bën me dije se për ndeshjen e sotme ndaj Kamzës që do të nisë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, hyrja e tifozëve në tribunat D (D1, D2, D3 dhe D4) do të jetë falas, pa bileta.

Vetëm tribuna qendrore (A, B dhe VIP) hyrja është me bileta. Duke qenë se kemi të bëjmë me një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, ju ftojmë në stadium për të mbështetur Vllazninë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?