Vllaznia luan shanset e fundit për mbijetesë, ja duelet e javës së 34-t

Kategoria Superiore do të zhvillojë nesër javën e 34-të, ku spikasin disa ndeshje shumë interesante që mund të vendosin për fatin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe për një vend në Europa League. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtën orë 17:00, për shkak për të evituar marrëveshjet mes ekipeve. Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është ndoshta takimi më i rëndësishëm i ditës së diele në Kategorinë Superiore. Të kuqtë nuk po kalojnë një moment pozitiv, pasi papasur përplasje mes trajnerit dhe Çanit dhe Telushit. Në këtë klimë tekniku elbasanas do të ketë detyrën e vështirë të motivojë lojtarët e tij duke i vendosur në dukje se ka ende një objektiv të cilin matematika ja lejon që është pjesëmarrja në Europa League. Tekniku elbasanas do të jetë i detyruar të bëjë pa Bathën dhe Kotobellin të dy të pezulluar, dhe Çanin e dëmtuar. Trajneri Gjoka ndërkohë pas mesazhit motivues ndaj ekipit do të kërkojë maksimumin edh në fushën e lojës, megjithëse e shqetëson gjendja fizike e Malotës e Bardullës të cilët janë në dyshim për duelin kundër të kuqve.

Skënderbeu-Teuta është një tjetër ndeshje e rëndësishme që do të vendos shumë në luftën për mbijetësë. Korçarët në mesjavë siguruan titullin kampion, pas fitores me përmbysje ndaj Lushnjës. Trajneri Ilir Daja pritet që të hedhë nga fusha e ljës skuadrën e dytë duke ja bërë edhe më të thjeshtë durrsakëve objektivin për të marrë pikë në këtë ndeshje. Teuta në fakt po kalon një moment fantastik pasi në tre ndeshjet e fundit ka arritur dy fitore dhe një barazim. Me një fitore të mundshme miqtë mund të hedhin një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

Kamza-Flamurtari është ndeshja e së vërtetës për të dyja ekipet, pasi po kalojnë momentin më delikat të këtij sezoni. Vlonjatët me një sukses të mundshëm futen në garë për një vend në zonën europiane, një objektiv që do të ishte maksimumin në një vit që ka qenë më shumë ulje dhe ngritje. Kamza në mesjavë mori një barazim me shumë vlera ndaj Vllaznisë në Shkodër duke ruajtur distancën me ta, por me një humbje të mundshme në këtë ndeshje, do ta komplikonin sërish qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi-Lushnja në letër nuk paraqitet si një ndeshje që mund të dhurojë shumë surpriza, por duke parë javët e fundit, nuk do të ishte befasi që miqtë të dilnin me pikë. Kurbinasit që ta mbyllin sezonin në vendin e katërt, për të shkuar në Europa League, pavarësisht se janë edhe në finalen e Kupës. Lushnja nuk shquhet si një ekip që bën mrekullia në transfertë, pasi në këtë sezon kanë marrë vetëm një fitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi-Luftëtari mund të jetë ndeshja më spektakolare e kësaj jave, por fakti që do të luhet në një fushe aspak të mirë si “Zeqir Ymeri”, padyshim që mund të ketë ndikim. Gjirokastritët luajnë futbollin më të bukur në Shqipëri dhe ky nuk është më një lajm i ri. Verilindorët e Peter Pakult kërkojnë të reagojnë pas disfatës ndaj Teutës. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?