FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia mund me “poker” Luftëtarin, Laçi rikthen me “këmbë në tokë” Flamurtarin

Mesditën e sotme janë luajtur dy ndeshje të tjera për javën e 23-të në Kategorinë Superiore. Laçi ka fituar me lehtësi 3-1 ndaj Flamurtarit në transfertë, ndërkohë që Vllaznia mposhti 4-0 Luftëtarin.

Në Vlorë, skuadra kurbinase do të gjente dy herë rrugën e rrjetës në harkun e tri minutave. Nwabueze dhe Xhixha do të shënonin për kurbinasit, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Turkaj u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi 5 minuta më pas Xixha shënoi edhe golin e tretë. Ribaj realizoi për Flamurtarin golin e nderit.

Vllaznia nuk hasi aspak probleme kundër Luftëtarit. Sidorenco zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të. Në 20 minutat e fundit, kuqeblutë do të përfitonin nga shthurja e gjirokastriteve për të shënuar tri gola. Silvio dërgoi topin dy herë në rrjetë, ndërkohë që Kukaj e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?