Vllaznia në prag të rënies, “shpërthen” Vajushi: S’keni turp, largohuni bashkë me drejtuesit
Armando Vajushi, ish-futbollisti i Vllaznisë që luan me Avelinon në “Seria B”, ka shpërthyer për situatën në të cilën klubi ndodhet sot.
Me shumë mundësi Vllaznia sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë dhe kjo për mesfushorin me origjinë shkodrane është një turp i madh si për futbollistët ashtu edhe për drejtuesit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vajushi iu bën thirrje të dyja palëve të largohen nga Vllaznia, pasi klubi është i shenjtë.
“Turp t’ju vijë për këtë gjë që keni bërë. Turp dhe faqja e zezë. Sot vdiq djepi i futbollit dhe e gjithë Shkodra bashkë me të. Me pas pak nder duhet me heq fanellat e të largoheni vetë ju bashkë me ato drejtues që kanë gjithë këto vite që nuk e dinë çfarë është emri Vllazni dhe prandaj e çuan Vllazninë deri në këtë gradë. Larg duart prej Vllaznisë se është e shenjtë…”- shkruan i revoltuar ish-futbollisti i Vllaznisë, Armando Vajushi.

KOHA JONË SONDAZH

