volejboll meshkuj, Studenti në finale hakmerret ndaj Tiranës

Në finalet e volejbollit të meshkujve Studenti hakmerret ndaj Tiranës. Skuadra e Ylli Tomorrit i ktheu reston bardhebluve pas takimit të humbur  në Asllan Rusi. Formacioni i Arben Sakos fitoi 3-2 me përmbysje këtë herë në Fahrie Hoti dhe triumfoi Studenti, sërish me përmbysje me rezultatin 3-1 duke rikthyer ekuilibrin 1-1 në play-off-in që vlen titullin kampion.

E shtyrë edhe nga entuziazmi i Fanatiksave bardheblu që kishin mbushur sallën e Fahrie Hotit, Tirana triumfoi në një set të parë të bukur dhe me shumë rivalitet por nuk arriti të ruante të njëjtin marsh edhe në setin e dytë që u zhvillua i rivalizuar e në ekuilibër deri në rezultatin 21-2. Në atë pikë kampionët në fuqi edhe pse pa kapitenin Tukseferi që u pëzullua nga Federata për incidentin e shëmtuar në përfundim të sfidës së parë me Tiranën gjetën forcat për të marrë avantazhin duke shënuar 4 pikë radhazi për ta fituar gjithë setin në shifrat 25-21 duke rikthyer gjithcka nga e para. Tirana nuk arriti ta merte veten dhe fillimi i stetit të tretë ishte një makth për bardheblutë me Studentin që shënoi 4 pikët e para dhe falë këtij rezultati të pjesshëm arriti të ruante e të thellonte avantazhin deri në 14-7 duke përfituar nga gabimet e njëpasnjëshme të bardhebluve  që gjithsesi ia dolën të rikthehen duke e ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë deri në 20-17 por vetëm kaq pas Studenti mori sërish frenat në dorë duke shtrirë hapin pa gabime deri sa fitoi edhe setin e tretë me rezultatin 25-18 për të kaluar në avantazh 2-1 me sete.

Skuadra e Arben Sakos gjithsesi e nisi më mirë setin e katërt dhe u shkëput deri në 8-4 por demostroi se nuk kishte forcën e duhur psikologjike me Studentin që u afrua e madje realizoi një përmbysje të bujshme në 18-14 duke përfituar nga black out-i i Tiranës. Me fitoren vetëm pak pikë larg, djemtë e Ylli Tomorrit dominuan pjesën e mbetur të takimit ku i lejuan vetëm 2 pikë Tiranës për ta mbyllur edhe setin e katërt dhe krejt ndeshjen në 25-16. 3-1 këtë herë festa është për Studentin që është rikthyer fuqishëm, këtë herë ndryshe nga takimi i parë përfundoi me shtrëngim duarsh dhe dueli rinis nga barazimi 1-1 me dy skuadrat që do të përballen sërish të premten në Asllan Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?