Votohet për kapiten te PSG, shokët e ekipit “tradhtojnë” keq Mbappe-n

Lojtarët e PSG e kanë votuar vetëm në vendin e katërt për kapiten për sezonin e ri. Sipas RMC Sport, gjatë një votimi anonim, Mbappe përfundoi i katërti, pas sulmuesi francez refuzoi që të rinovonte kontratën.

Real Madridi mbetet i interesuar për 24-vjeçarin përpara një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme. Marquinhos ka ruajtur statusin si kapiten i skuadrës, duke lënë pas Danilo pereira dhe Kimpembe.

Danilo Pereira respektohet jashtëzakonisht shumë në dhomën e zhveshjes dhe mbajti shiritin kundër Lorient në javën e parë të Ligue 1, kur Marquinhos nuk ishte i disponueshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?