FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrsaljko i jep fund me Interin, pritët që të operohet dhe rikthehet tek Atletico

Sime Vrsaljkos nuk do të jetë më pjesë e Interit. I transferuar gjatë verës te zikaltrit në formë huazimi për 6,5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 17.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, kroati i cili pritej të zëvendësonte Joao Cancelon në krahun e djathtë të mbrojtjes nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve të Interit.

Javën e ardhshme Vrsaljko do të operohet në Anversa të Belgjikës dhe për rikthimin e tij në fushë do të nevojiten disa muaj. I aktivizuar në vetëm 13 ndeshje me Interin për një total prej 912 minutash dhe i zëvendësuar në merkaton e janarit nga portugezi Cedric Soares, Vrsaljko do të rikthehet tashmë te Atletico e Madridit, klubi që zotëron kartonin e kroatit, sepse për zikaltrit 17,5 milionë për blerjen përfundimtare të tij janë shumë.

Interi në janar mori Soares, ndërkohë që nuk dihet nëse edhe ky i fundit do të konfirmohet edhe për në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?