FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wanda: Icardin duhet ta mbështesin më shumë, brenda ka keqdashje

Mauro Icardi po përjeton momentin më të vështirë këtë sezon, teksa nuk po shënon prej 7 ndeshjesh në Seria A. Spalletti së fundmi ka kërkuar që sulmuesi të zgjidhë sa më parë rinovimin e kontratës me skuadrën e Interit.  Lidhur me këtë çështje e ftuar në emisionin “Tiki Taka”, agjentja dhe bashkëshortja e argjentinasit ka sqaruar ngjarjen.

“Spalletti sigurisht që nuk e kishte me mua, sepse unë nuk kam folur kurrë për rinovimin. Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për gjëra të tjera. Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga skuadra, sepse ndonjëherë nga brenda ka keqdashje. Interi është prioritet, por unë kurrë nuk kam telefonuar për të kërkuar rinovimin e kontratës.

Por flasim për asgjë, Mauro gjithmonë ka shënuar. Në Parma Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë. Ndoshta Spalletti duket të aktivizojë si sulmues të parë Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk ndiejnë rivalitet mes tyre”, deklaroi Icardi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?