Wanda Nara: Icardi nuk është një kapiten që e braktis ekipin

Mauro Icardi është një nga futbollistët që duhet të merret si shembull sipas Wanda Narës. Agjentja dhe bashkëshortja e kapitenit të Interit nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj pas situatës së vështirë që po kalojnë zikaltërit.

“Ka kapitenë që janë krenarë vetëm kur fitojnë, kapitenë që nuk luftojnë për të mirën e ekipit. Kapitenë që në momente të vështira braktisin shokët e ekipit. Ti je nga ata kapitenë që lufton deri në fund”, ka shkruar Wanda në rrjetet sociale.

Ky është një sinjal pozitiv për tifozët zikaltër, për shkak edhe sepse tratativat e rinovimit mes argjentinasit dhe klubit kanë ngecur për shkak të shifrave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?