FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Werner dhe Havertz shënojnë dhe shkëlqejnë, por Chelsea sërish nuk fiton (VIDEO)

Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 3-3 kundër Southampton. Pavarësisht faktit se dy blerjet e reja nga Bundesliga, Werner dhe Havertz kanë gjetur rrugën e rrjetës, sërish Blutë e Londrës nuk mundën të dilnin me pikët e plota nga fusha.

Timo Werner shkëlqeu në pjesën e parë duke shënuar dy gola në minutën e 15-të dhe të 28-të. Ndërkohë miqtë arritën të ngushtonin shifrat me Ings.

Në fillimin e pjesës së dytë, Adams vendosi baraspeshën, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Havertz riktheu sërish Chelsea-n në avantazh. Kur dukej se ndeshja ishte e fituar për Blutë, në minutën e 92-të, Vestegaard realizoi dhe golin e barazimit 3-3. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?