Willian zbulon mashtrimin e madh: Më kanë falsifikuar firmën!
Willian është përfolur në ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Chelsea, teksa shumë skuadra të njohura janë të gatshme për ta rrëmbyer. Futbollisti brazilian ka reaguar duke postuar një letër në profilin e tij Instagram, ku ka bërë të ditur se dikush është hequr si agjenti i tij duke i dërguar letër disa klubeve të mëdha evropiane, ku thuhet se braziliani kërkon të largohet nga Chelsea. Ai i ka mohuar gjithçka që shkruhet në atë letër, duke thënë se firma e tij është falsifikuar dhe ka urdhëruar avokatët e tij të ndërmarrin veprime ligjore.
“Ditëve të fundit jam informuar se po qarkullon “një letër e FIFA-s për autorizimin e agjentit të lojtarit” e nënshkruar nën emrin tim. Në këtë letër thuhet se agjenti im, Denirobson Dias, ka autorizuar Renee Pinheiro Anunciacaos për të më përfaqësuar mua deri më 15 gusht të vitit 2018 në tratativat me klubet angleze dhe francezeUnë dua ta qartësoj se unë nuk kam nënshkruar asnjëherë një letër të tillë, përmbajtjen e së cilës e mohoj plotësisht. Së fundmi, pasi që ka prova të qarta se firma ime është falsifikuar ose të paktën keqpërdorur, unë i kam udhëzuar avokatët e mi që të vazhdojnë me të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Shpresoj se e kam qartësuar këtë problem dhe çdo keqkuptim tjetër”, shkruan Willian.
KOHA JONË SONDAZH

