Wolfsburg fiton ndaj Leipzig dhe ruan e vetme kreun e Bundesligës (VIDEO)
Wolfsburg është surpriza më e bukur e 3 javëve të para të Bundesligas. Vendi i 3-të i sezonit të kaluar dhe kualifikimi në Champions League nuk ishin një rastësi.
Skuadra e Van Bommel triumfoi minimalisht në super sfidën ndaj Leipzig me rezultatin 1-0 duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës nga Gjermania Lindore që nuk i ka bërë një nisje aspak të mirë kampionatit.
Ndeshja u vendos nga një gol i mesfushorit francez Roussillon që i dha tre pikët skuadrës së Mark Van Bommel.
KOHA JONË SONDAZH

