Xavi: E di që më vrisni nëse nuk fitoj trofeun e Superkupës

Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës pret sonte në orën 20.00 ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Betis. Para sfidës, trajneri i katalanasve, Xavi është shprehur se skuadra do kërkojë të fitojë këtë trofe.

“Dëshirat dhe pritshmëritë e mia janë të njëjta prej ditës së parë që mora drejtimin e Barcelonës: unë jam këtu për të fituar trofe. Nëse nuk fitojmë trofe këtë sezon, ju do të më vrisni.

Kemi shansin të fitojmë trofe pas katër ditësh. Do të provojmë të fitojmë Superkupën e Spanjës, kam shumë besim se do ia dalim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të na jepte shumë forcë fitimi i Superkupës, përndryshe do të provonim zhgënjim të madh. Do të ishte një trofe i humbur, nuk kemi pse fshihemi, kështu që duhet të luftojmë fort dhe të japim 100%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Morali dhe atmosfera janë shumë të mira. Do të ishte një çlirim i madh fitimi i këtij trofeu, por të shohim çfarë do të rezervojë fusha”, deklaroi Xavi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?