Xavi kërkon të transferojë sulmuesin francez te Barcelona

Marcus Thuram është një nga futbollistët më të përfolur në merkato, Sulmuesi i kombëtares franceze po luan sezonin e fundit me M’Gladbach. Kontrata i përfundon në verë dhe 25-vjeçari i lindur në Parma do të largohet me parametra zero.

Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesimin e tyre për Thuram. Pas Chelsea e kërkon edhe Barcelona. Trajneri Xavi pëlqen shumë karakteristikat e tij, sidomos faktin që mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

Drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare për të gjetur një akord të mundshëm me të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?