Xavi me “dhimbje koke”, humbet mesfushorin për dy sfidat ndaj United dhe Realit
Sporti E Premte, 17 Shkurt 2023 11:45
Trajneri i Barcelonës Xavi do të ketë një mungesë të madhe për dy ndeshje të rëndësishme ndaj Manchester United dhe Realit. Mesfushori Pedri ka pësuar një dëmtim mbrëmjen e djeshme në duelin e parë ndaj Djajve të Kuq.
Sipas mediave spanjolle, talenti i mesfushës “katalanase” do të qëndrojë jashtë për 3-4 javë për shkak të një dëmtimi që pësoi në pjesën e pasme të kofshës.
Pedri është një nga elementët e pazëvendësueshëm te skuadra katalanase.
KOHA JONË SONDAZH

