FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafa: Nuk duhet të kalojmë në aventurë në sfidën e Kupës

Tirana do të presë Flamurtarin në fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Përpara medieve, zëvendës trajneri i bardhebluve, Erjon Xhafa, ka folur mbi këtë sfidë.

“Kupa ka një specifikë tjetër nga kampionati, ku 90 minuta vendosin. Këtu duhet të luajmë edhe me llogaritë e ndeshjes së dytë, që do të thotë që nuk mund të kalojmë në aventurë që në ndeshjen e parë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse na jep mundësinë edhe ndeshje e kthimit të kemi kohë për rikuperim e takimit.

Nuk presim diçka ndryshe, por të jemi po ata dhe të mos i jetë ulur përqendrimi lojtarëve. Ndeshjen e fundit pati entuziazëm dhe luftë nga ekipi ynë. Presim të njëjtën gjë nga futbollistët tanë. Po nuk na u përgjigj ekipi ynë, nuk presim nga kundërshtari. Ata bëjnë lojën e tyre dhe bëjnë llogaritë e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet me pagat e rivalëve? Nuk shohim në shtëpinë e tjetrit, shohim problemet tona. Flamurtari mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, ama kontingjenti, stafi, trajneri janë ata që mbyllën kampionatin. Nuk mendoj se një lojtar kur futet në fushë mendon problemet që ka. Ai futet dhe jep më të mirën për të marrë atë rezultat që kërkon”, deklaroi Xhafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?