FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhelal Mziu ekspert parashikimesh, gjeti dhe rezultatin e Vllaznia-Laçi

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është kthyer në ekspert parashikimesh të rezultateve të Kategorisë Superiore. Pak kohë më parë, ai parashikoi saktësisht fitoren e Teutës ndaj Laçit në një studio televizive dhe sot, ka bërë edhe më mirë.

Para ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit, ai ka deklaruar për “Panorama Sport” se kishte ide të qarta se si do të mbyllej takimi. “Ndeshjen sot e fiton Vllaznia me rezultatin 1-0”, ishte parashikimi i kryebashkiakut të Kamzës.

Fjalët e tij kanë rezultuar të sakta, pasi ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të shkodranëve, falë golit të Xhevahir Sukajt që në minutat e para të takimit me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?