FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yjet e Bajenit pas humbjes: Kurrë s’kemi parë një Real kaq të dobët!

Pengu dhe shpresat janë thuajse të barabarta, kur ke dominuar ndeshjen, por tabela e ndeshjes nxjerr se ke humbur. Bajerni doli e mundur në duelin e parë ndaj Real Madrid, teksa futbollistët gjerman kanë vuajtur jo pak. Bavarezët pa Vidal dhe Boateg, si dhe me shumë mundësi pa Roben dhe Alaba do të tentojnë përmbysjen në duelin e kthimit.

“Duhet të marrim përgjegjësit tona. Duhej një tjetër mentalitet, instinkt vrasës. Reali është absolutisht i kalueshëm. Rezultati është i vështirë, por Realisht kemi mundësi për të kaluar në finale”, ka thënë Tomas Myler.

Mbrojtësi, Niklas Zyle ndërkohë ka dhënë një deklaratë edhe më të fortë: “Nëse do të fitonim 5-2, asnjë nuk do të kishte thënë asgjë. Besoj se rrallë kemi parë një Real Madrid kaq të dobët në Mynih”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?