Yjet e United në kaos, të shqetësuar nga mënyra si e pësoi De Gea
Nuk është një periudhë e lehtë për André Onana te Manchester United. Ish-portieri i Interit në fakt ka kërkuar falje publike pas një tjetër gabimi në ndeshjen e Champions League kundër Bayern Munichu-t.
Ndjenja e fajit bëhet edhe më e madhe nga fakti që Djajtë e Kuq kanë paguar 55 milionë euro plus bonuse për blerjen e kartonit të tij.
“The Sun” raporton së fundmi se yjet e ekipit të Ten Hag janë ende në shqetësuar për mënyrën se si u trajtua David De Gea , i cili ishte pjesë e ekipit që nga viti 2011.
Spanjolli është ende një lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United dhe është në kërkim të një skuadre. Edhe pse sezonin e kaluar fitoi çmimin “Doreza e Artë” në Premier League, sërish kjo nuk do të mjaftonte. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

