FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli i Barçës: Mendoja se do luaja në Botëror, por e pashë nga televizori

Pavarësisht se Botërori i Rusisë ka ditë që ka përfunduar, për Segi Roberto, mungesa në eventin më të madh të globit është kthyer në një fiksim.

Në konferencën për mediat, në prag të ndeshjes ndaj Romës, në kuadër të turneut, Internacional Champions Cup, mesfushori deklaroi se ai priste të ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares për Botërorin.

Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer me Barcelonën, me 29 paraqitje dhe me 91% të pasimeve të sakta. Ndaj ai mendonte se e meritonte një vend në skuadër, por nuk ka ndodhur kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë sinqerisht mendova se do të shkoja në Botëror, por trajneri vendosi të merrte lojtarë të tjerë. Nuk kisha zgjedhje tjetër përpos ta shikoja turneun në televizor. Tani që është ndërruar trajneri, shpresoj të luaj mirë për Barcelonën, në mënyrë që të zgjidhem për ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar spanjolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?