FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli kosovar mbush kupën, përjashtohet nga skuadra

Një herë problematik, gjithmonë i tillë. Kështu mund të cilësohet karriera futbollistike e Donis Avdijaj, që këtë herë ka marrë ndoshta edhe ndëshkimin më të rëndë.

Ai është përjashtuar përfundimisht nga skuadra e Ëillem II në kampionatin holandez dhe do të jetë një futbollist i lirë për pjesën e mbetur të sezonit.

“Donis Avdijaj largohet nga Ëillem II. Klubi dhe sulmuesi 22-vjeçar kanë vendosur që të prishin marrëveshjen në mënyrë të menjëhershme. Avdijaj erdhi nga Shalke 04 verën e kaluar dhe në fazën e parë të sezonit ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje. Pas fazës përgatitore në Spanjë, ai nuk ka arritur të përshtatet mirë dhe për këtë arsye është larguar. Donis, të urojmë fat në karrierën tënde”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi i cili kishte zgjedhur të përfaqësonte Kosovën në arenën ndërkombëtare ishte problematik edhe te skuadra gjermane, me Schalke që e huazoi thuajse në gjithë Europën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?