Zambrotta: Hysaj lojtar i madh, sa i përket penalltisë së Realit …

Ylli i futbollit botëror Gianluca Zambrotta ishte në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes në një event të organizuar nga Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League. Ish-lojtari i Juventusit, Barcelonës e Milanit pati një takim me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetar sportiv.

Zambrotta i cili ishte protagonist i madh në botërorin e fituar nga Italia në vitin 2006 është pyetur në lidhje me temën me të nxehte te ditës Uefa Champions League, debatet që prodhoi sfida Real-Juventus falë penalltisë së fituar në minutat shtesë si dhe pritshmeritë për pjesën e mbetur të këtij kompeticioni.

“Është mekat per Juventusin qe doli nga Champions League, por futbolli kështu është, dhuron emocione te mëdha, herë pozitive dhe për fat te keq here negative. Për mua episodi që vendosi kualifikimin ishte 11-metersh, kjo pastaj varet gjithnjë nga interpretimi që bën gjyqtari, edhe pse vazhdoj te këmbëngul qe ajo ishte 11-metersh. Sa i takon Buffonit, unë atë e njoh prej kohësh. Ndoshta për të ishte ndeshja e fundit në Champions League ne karriere dhe shansi i fundit për ta fituar këtë kompeticion kështu që duhet kuptuar edhe reagimi i tij emocional ndaj gjyqtarit në atë moment. Sa i takon garës, gjysmefinaliste jane kater ekipe te forta. Real Madrid është si gjithnjë ekipi për t’u mundur ndërsa Liverpool po ben shume mire ne Premier League dhe Champions. Roma është një surprizë në këtë edicion te Champions League ndërsa Bayern pak si Reali, keshtu që mendoj që është një Champions, i ekuilibruar nga kjo pikëpamje”, deklaroi ai për Vizion Plus

Swiss Digital Desktop Reklama

41 vjecari i cili erdhi për herë të dytë në Shqipëri, pasi kishte ardhur si lojtar edhe me Milanin, nuk mund të mos i përgjigjej  edhe pyetjeve mbi kombëtaren kuqezi, eksperiencën e trajnerëve italiane ne vendin tonë, si dhe disa nga futbollistet shqiptare që luajnë në seria A, duke vlerësuar në mënyre të veçante Elseid Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam pasur eksperience në trahjnerim në Indi dhe si ndihmës i Kapelos dhe nuk e përjashtoj aspak mundësinë per te drejtuar nje dite kombëtaren shqiptare, por edhe klube ketu tek ju, do te ishte një gjë emocionuese për mua dhe pozitive. Ata që njoh më shumë nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë dy portierët që luajnë tek Atalanta dhe Lacio, Berisha dhe Strakosha por ai që sigurisht me pëlqen më shumë është Hysaj i Napolit, lojtar vërtet i mirë që luan në një ekip të madh që mua më pëlqen”, u shpreh mbrojtësi italian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?