Zbardhet raporti i përkohshëm, ja dy shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala-s

Emiliano Sala nuk arriti që të bënte asnjëherë ëndrrën e tij realitet, pasi një gjë të tillë e prishi fluturimi i fundit drejt skuadrës së Cardiffit, kur u rrëzua në kanalin e La Mansh.

Përgjigjet e para të autopsisë kanë zbuluar se vdekja është shkaktuar nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij pas përplasjes fatale më 21 janar, teksa trupi ui tij u gjet vetëm më 4 shkurt.

Raporti i plotë i Degës së Hetimeve Ajrore do të publikohet pas 6 deri në 12 muajsh, por tashmë është dorëzuar vetëm raporti i përkohshëm. Ndërkohë, familja e David Ibbotson, pilotit që po drejtonte avionin “N264DB Malibu”, ka mbledhur 140 mijë sterlina për të vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të pilotit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?