Zbulohen 6 ekipet e para cerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë, nuk ka surpriza

Ditën e sotme janë mësuar ekipet e para cerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Tirana fitoi 1-0 ndaj Lushnjes me golin e Regi Lushkjes, i pari për të me bardheblutë, dhe kaloi në raundin pasardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Partizani shënoi sërish tre gola ndaj Korabit. “Demat” fituan 3-0 me golat e Eljon Sotës, brazilianit Da Silva dhe Engjëll Hotit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Kukësi e mbylli në barazim pa gola takimin e parë ndaj Apolonisë, ndërkohë që sot fitoi 5-0. Ergys Peposhi shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhën dopieta e Fluturim Domit, Gabriel Barbosas dhe Jakup Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi mposhti 2-1 Tomorin. Golat u realizuan nga Santino Biba dhe Olsi Myrta. Bardhezinjtë kishin fituar 3-1 edhe sfidën e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Egnatia-Skënderbeu përfundoi në barazim 1-1. Autogoli i Michael Agbekpornu i dhuroi avantazhin skuadrës korçare, por vendasit barazuan në pjesën e dytë falë golit Fernando Medeiros. Në fund u kualifikua Egnatia pas suksesit 0-1 në duelin e parë.

Kastrioti-Dinamo nuk prodhoi gola. Ekipi krutan u kualifikua në raundin çerekfinal pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Nesër luhen takimet Vllaznia-Bylis (2-0) dhe Teuta-Erzeni (1-1).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?