FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen formacionet zyrtare të Juve-Totenhem, Alegri konfirmon skemën e re

Juventus-Totenhem pas pak minutash do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur 90 minutat e para të fazës së 1/8-ve në “Allianz Stadium”. Të dy trajnerët kanë publikuar dhe formacionet zyrtare. Alegri ka ndryshuar skemë duke kaluar në vendosjen, 4-2-3-1. Kjo do t’i japë mundësinë për të luajtur me një formacionin sulmues pasi Bernandeski, Dugllas Kosta dhe Mandzukiç do të mbështesin Higuain, ndërkohë që Kedira dhe Pjaniç do të kenë më shumë detyra mbrojtëse.

Në krahun tjetër Poketino, do të luajë me vendosjen e zakonshme, 4-2-3-1, teksa në fushë nga minuta e parë do të luajnë Eriksen, Dele Ali dhe Song, në mbështetje të Herri Kejn. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?