Zbulohen mesazhet, në vitin 2015 Grezda ëndërronte të luante për Kosovën
Eros Grezda është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Kombëtaren e drejtuar nga Kristian Panuçi dhe vesh me krenari fanellën kuqezi. Por tre vite më parë, ëndrra më e madhe për të ishte të përfaqësonte Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Kjo duket qartë nga një bashkëbisedim që futbollisti ka zhvilluar me redaksinë e “Bota Sot” në vitin 2015, kur është intervistuar askokohe rreth të ardhmes së tij. Lojtari sapo kishte kaluar te Lokomotiv Zagreb në Kroaci dhe gazeta në fjalë e intervistonte futbollistin rreth origjinës së tij. “Është dëshira ime më e madhe, sepse unë jam nga Kosova dhe nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të përfaqësosh vendin tënd”, ishin fjalët e gjakovarit asokohe.
Në atë periudhe, Grezda ishte ftuar vetëm për disa grumbullime me Shqipërinë U-21, me të cilën do të debutonte në ndeshje zyrtare në vitin 2016, pasi u pajis me pasaportën shqiptare në marsin e këtij viti. Në tetor 2016, ai u ftua nga trajneri De Biazi me ekipin A, por debutoi me të vetëm në miqësoren ndaj Bosnjë Hercegovinës në mars 2017.

KOHA JONË SONDAZH

