Marcelo, kërkesa e parë e Cristianos për Juventusin
Vetëm 24 orë kanë kaluar nga transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, dhe portugezi i ka kërkuar klubit italian që të bëjë përpjekje ekonomike për një lëvizje tjetër në merkato. Ai i ka kërkuar presidentit Andrea Agnelli që të afrojë ish-shokun e tij te Reali, Marcelon.
Sipas “Sport Mediaset”, dëshira e portugezit është që ata të ndaljnë sërish të njëjtën dhomë zhveshje edhe në Torino. Reali nuk ka në plan që ta largojë mbrojtësin që ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë prej 180 milionë eurosh. Te madrilenët zëvendësuesi i mundshëm do të ishte Theo Hernandez, i cili nuk ka arritur që të tregojë vlera se e meriton një fanellë titullari.
Juventusi ndërkohë është duke menduar për të shitur Alex Sandron për 60 milionë euro te Manchester United ose PSG, dhe në vendin e tij të marrë Marcelon. Kjo lëvizje do të kënaqte si United, ashtu edhe bardhezinjtë, por duhet parë dhe vendimi që do të marrin merengues. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

