FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet detaji i fundit që mungon për kalimin e De Ligt te Juvja

Mungon vetëm një detaj i vetëm për transferimin e Matthijs de Ligt te Juventusi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, i cili në një intervistë të dhënë për sajtin “ad.nl”, konfirmoi se mungon vetëm garancia financiare për transferimin e mbrojtësit te bardhezinjtë për të mbyllur marrëveshjen.

 

“Për transferimin e De Ligt te Juventusi mungon vetëm garancia bankare për të konfirmuar transferimin. Jemi shumë të rreptë në lidhje me këtë gjë dhe shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë. Jam i bindur që do të ndodhë”, deklaroi Overmars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumë mundësi De Ligt do të zbarkojë sot në Torino me avion privatë, ndërkohë që nesër pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?