Zbulohet fjalimi i Deschamps në pushimin e finales ndaj Kroacisë: Pasoni te Mbappe!
Filmimet brenda dhomës së zhveshjeve të Francës gjatë pushimit të pjesës së parë në finalen ndaj Kroacisë kanë zbuluar fjalimin e trajnerit Deschamps, i cili ka udhëzuar lojtarët që të pasojnë më shumë për Kylian Mbappe!”. Strategu francez u foli të tijve, pasi fraksioni i parë u mbyll në shifrat 2-1 në favor të tyre falë një autogoli të Mario Mandzukic dhe një penalltie të shënuar nga Antoine Griezmann.

Kanali i njohur “TF1” ka kapur momentin kur strategu udhëzon lojtarët e tij: “Ata kërkojnë gjithmonë Mandzukicin. Ai është udhëheqësi i tyre, dhe presin që të devijojë topin me këmbë. Jini të kujdesshëm rreth tij. Mos ja bëni më të vështirë vetes”.

Më pas Deschamps tregoi planin e tij, ndërkohë që nuk munguan këshillat as për Antoine Griezmann. “Jepeni topin sa më shpejt që të mundeni te Kylian. Griezmann shko pak më shumë në anësore. 45 minuta mbaruan. Ju e dini se çfarë do të bëni në vijim. Mbajeni kokën lart, sapo të kapni topin gjuajeni menjëherë përpara.

Më vonë në video, Pogba ka një inkurajim të shkurtër për shokët e tij, ndërkohë që në fund është mbrojtësi Raphael Varane i tha fjalët e fundit.

“Mos u shqetësoni shumë për pozicionimin. Është e gjitha në kokën tuaj. Jini pozitiv dhe besoni. Do të fitojmë djem, do ta fitojmë këtë ndeshje. Edhe 45 minuta na duhen do të fitojmë”./Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

