Zbulohet formacioni zyrtar i Shpresave kundër Andorrës

Kombëtarja U-21 do të luajë pas pak minutash në stadiumin “Elbasan Arena” kundër Andorrës, një kundërshtari që vitin e kaluar u mori një barazim 2-2 kuqezinjve. Pas fitores 1-5 në transfertë me Austrinë, atmosfera te 21-vjeçarët është mjaft e mirë.

Trajneri Alban Bushi nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në formacion. Vetëm dy lojtarët që u futën si zëvendësues në Austri, mesfushori Armando Dobra dhe sulmuesi Ernest Muçi, do ta nisin titullarë ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Vrionit dhe Mihanës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Swiss Digital Desktop Reklama

SHQIPËRIA (4-2-3-1 ): G.Selmani;  Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

Swiss Digital Mobile Reklama

ANDORRA (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?