Zbulohet “hajmalia” që i sjell fat trajnerit të Anglisë në Kupën e Botës
Në fillim të Kupës së Botës, edhe vetë anglezët nuk mund ta imagjinonin se do të arrinin deri në gjysmëfinale, dhe për më tepër kanë shanse për të shkuar në finale.
Në një moment të tillë, nuk mungojnë edhe teoritë konspirative që përligjin këtë sukses të anglezëve. Mediat angleze kanë bërë të ditur se hajmalia e trajnerit Southgejt, është një byzylyk.
Ai është blerë nga ana e gruas së tij pak ditë përpara nisjes së Botërorit në Rusi, ndërsa trajneri i Anglisë nuk e ka hequr atë nga dora për asnjë moment.
Kaq mjafton që interesi mediatik por edhe ai i njerëzve të shkojnë në të njëjtën linjë, aq sa të rritet edhe çmimi i këtij aksesori të rritet me 350% nga vlera e tij fillestare, që ishte 115 paund.

KOHA JONË SONDAZH

