Zbulohet kalendari i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, e nisim ndaj Bjellorusisë

Ditën e djeshme u hodh shorti i edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, teksa Shqipëria gjendet në grupin 4 D të Ligës C së bashku me përfaqësuese të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar edhe kalendarin e kuqezinjve.

Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë ndaj Bjellorusisë në 4 shtator, më pas do të presë Lituaninë në shtëpi në datë 7 të po atij muaji. Në tetor skuadra e Edi Rejas do të ketë dy transferta ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, ndërsa do të mbyllë gjithçka në nëntor me dy ndeshjet brenda ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Grupi 4

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani

Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan

Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?