Zbulohet në Itali një fabrikë që falsifikonte fanellat e kombëtares
Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cila furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë.
Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë, të cilët administronin këtë fabrikë.
Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Genoas, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graziano Pelle, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit, shkruan “Albeu.com”.
Gjatë ditëve të fundit, kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.

